Genci Tomori është një emrat që ka dhënë një kontribut të madh për klubin Partizanin, qoftë në fushën e lojës, ashtu edhe në rolet drejtuese. Në një bashkëbisedim me Skënder Gegën në “Soccer Talk Podcast” ai ka pohuar se është drejtuesi më jetëgjatë i klubit Partizani. Tomori jep vlerësimet e tij për klubin kryeqytetas, të cilin e konsideron një ekip me standarte europiane për nivelin e Shqipërisë.
“Po të marrim historikun e Partizanit, unë jam më jetëgjati. Në çdo funksion, si trajner, si drejtor, zv. trajner, të gjithë rolet që ka pasur. Në vitin 2000-2001 kam ardhur si drejtues. Me bërjen e fushave tani Partizani është më shumë i organizuar. Është një ekip europian me kushtet që ka në Shqipëri. Partizani është bërë si një mini kombëtare. Aty punojnë 20 trajnerë vetëm te akademia. Trajnerët mos ta shohin si periudhë kalimtare te Partizani. Të japin më të mirën dhe të shohin që kanë ardhur në një klub që ka një histori. Tirana dhe Partizani janë elita e Shqipërisë. Me atë që kam parë, Partizani është te ato 3-4 akademitë më të mira, siç është edhe ajo e Tiranës dhe e Vllaznisë.”, ka thënë Genc Tomori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/