Partizani e vazhdon ditën me njoftime largimesh, këtë herë vjen radha për mbrojtësin që kishte vendin e titullarit

Partizani e ka vazhduar ditën duke njoftuar sërish largime. Pas Dritan Mehmetit e kishte radhën Egzon Belica. Klubi kryeqytetas e ka bërë zyrtare ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin e njohur, që kishte siguruar prej kohësh vendin e titullarit.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Egzon Belica. Mbrojtësi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. FK Partizani falënderon Egzon Belicën për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *