Arisi i Qipros nuk i ka lënë asnjë shans Bate Borisovit për të aluduar diçka rreth hapjes së shanseve të kualifikimit. Pas fitores 6-2 në ndeshjen e parë, vjen një tjetër shkatërrim, 3-5.
Kështu Bate Borisov i jep fund ëndrrës në Champions League duke kaluar vetëm një tur, atë me Partizanin. Me siguri që edhe kampionët e Shqipërisë janë penduar që nuk rrezikuan më shumë karshi një rivali të tillë. /Sport Ekspres/