Vllaznia ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme kundër Kastriotit. Shkodranët shkojnë në kuotën e 60 pikëve dhe pavarësisht se renditen në vendin e 4-t janë ende në garë për titullin kampion. Partizani qendron vetëm dy pikë larg në krye, ndërsa java e ardhshme i vë përballë njëri-tjetrit në fushën e lojës.
Ekipi i Ilir Dajës duhet të bëjë llogaritë mirë në këto dy ndeshje të mbetura, pasi në Shkodër nuk janë dorëzuar për luftën për titull. Sponsori i kuqebluve ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ku tregon tabelën e klasifikimit të Kategorisë Superiore, të cilën e shoqëron me fjalët: “Ne besojmë deri në fund. Jemi Vllaznia. Kthim në lavdi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/