“Partizani donte kthesën, ne donim fitoren”! Shehu tregon arsyen që i largojnë femrat nga stadiumi në Shqipëri: Ne shqiptarët jemi pak…

Futbollisti i Laçit, Shehu, ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Lojtari i kurbinasve ka folur sa i përket ndeshjes së barazuar me Partizanin, atje ku ekipi i tij nuk u largua i kënaqur pasi kërkonin tre pikët. Kjo është shprehur edhe në studio, ku mes të tjerash Shehu tregon arsyen se përse femrat nuk e frekuentojnë shumë stadiumin në vendin tonë.

“Partizani është ekip i fortë dhe situata e tyre, e detyronte që të jepnin më shumë se herët e tjera, për të kthyer momentin e keq. Ishim përgatitur për të marrë rezultat pozitiv dhe e kishim mundësinë për të fituar. Nuk shkoi ashtu si duhet nga mesi i pjesës së dytë, por edhe 1 pikë nuk ishte rezultat negativ. Femrat në stadium? Sigurisht që duhet të afrohen, është më mirë. Por në vendin tonë nuk i frekuentojnë stadiumet për shkak të atmosferës që krijohet dhe se ne shqiptarët jemi pak të egër si natyrë”, tha Shehu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online