“Partizani do të respektojë veten dhe Superioren”, Mehmeti: E mora ekipin në moment të papërshtatshëm, ishte nisur për titull kampion

Mehmeti ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kastriotin. Krutanët kanë ritëm fantastik në këto përballje të fundit duke pasur thuajse të njëjtën ecuri si Tirana. Ndërkohë Mehmeti është shprehur se e ka marrë ekipin në një moment të përshtatshëm teksa më herët ishte nisur për titullin kampion.

“Sfida e fundit e luajtur me Kastriotin kemi pasur situata përpara portës. Punoj vazhdimisht. Edhe me Egnatian kemi shkuar përpara portës me 10 lojtarë dhe me 9 lojtarë. Vetëm në rastet që kemi pasur duhet të ishim më të qetë. Ky është element që duhet ta zgjidhin vetë. Trajneri bën taktikat që t’i çoj deri atje, pastaj lojtarët e zgjidhin vetë”.

Skuadrën e kam marrë në moment të papërshtatshëm. Skuadra ka pasur si objektiv të dilte kampion në fillim të sezonit. Objektivi minimal për Partizanin tani është pjesëmarrja në Kupat e Europës. Ne jemi në garë te të dyja kompeticionet. Kemi dhe 11 javë në kampionat, kemi gjysmëfinalen me Vllazninë. Partizani do të respektojë veten dhe garën. Që nesër ne duhet të mendojmë ndeshjen e radhës dhe ky është objektivi i radhës”, tha Mehmeti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *