Partizani do largimin e Çanit me të gjitha mënyrat, ka gati planin D

Partizani kërkon të shpëtojë nga sulmuesi Edgar Çani, pasi është një barrë e madhe ekonomike për klubin e kuq, pa kontribut sportiv. I afruar si superyll, por doli një dështim për vitrinë. Sulmuesi erdhi i dëmtuar dhe nuk bëri kurrë diferencën. Ai nuk arriti të kapte kurrë nivelin e të tjerëve dhe vazhdon me probleme fizike.

“Demat” janë lodhur dhe nuk duan ta presin më, por ta heqin “qafe”. Drejtuesit e klubit nisën lojën e tyre, sepse pas fazës përgatitore të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë e lanë jashtë listës për Europën. Sulmuesi shtatlartë nuk ishte as në stadium ditën e djeshme.

Një tjetër goditje që mori lojtari është heqja e numrit. Ai mbante në shpinë numrin 9. Fanella e sulmuesit kryesor të ekipit i ka kaluar të ardhurit në merkaton e verës, Stefan Nikoliç. Ky i fundit bëri debutimin e tij me klubin e kuq ndeshjen e djeshme.

Drejtuesit e klubit të kuq nuk do të ndalen vetëm këtu me planet e tyre për të larguar Çanin dhe për ta bërë të prishë kontratën. “Sport Ekspres” mendon se ata po mendojnë ta dërgojnë të stërvitet me ekipin B, një shembull i marrë nga Hamburgu për Mavrajn. Të kuqtë shpresojnë që sulmuesi të mërzitet dhe të kërkojë vetë prishjen e kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online