Partizani dhe përplasjet e një sezoni të dështuar

Partizani mund të ketë kaluar edicionin më të çuditshëm në epokën e Gaz Demit. Sherre të përmasave të mëdha. Nga Trashi, Fili e deri te Çani

Ky është sezoni më i çuditshëm i Partizanit. Të kuqtë kanë dështuar totalisht dhe këtë fjalë mund të shënojmë pa frikë me germa kapitale. Ekipi që u ndërtua për të qenë kampion, nuk ia doli që të bënte as një vrimë në ujë. E gjitha në një vit kur shpenzimet e presidentit Gaz Demi kanë qenë marramendëse dhe numri një i klubit hapi çek të bardhë: “Aman, sillni një titull për tifozët dhe unë të var çelësat në qafë”, – mbase i është shprehur Demi këshilltarit të tij Luçiano Moxhi. Ky i fundit i mori dhe i vari me qejf.

Fillimi i sezonit ishte pak të thuash skandaloz. Trajner u vendos Mark Juliano, i cili mori me vete një mori lojtarësh që ishin nën nivelin e Partizanit dhe Superiores. Tekniku italian mori një “epidemi” të çuditshme në Tiranë, pasi një herë në dy javë nuk dilte në stërvitje.

Me rikthimin e Starovës u kthye paksa qetësia në klubin kryeqytetas. Tekniku mori disa rezultate dhe skuadra iu largua fundit të renditjes. Megjithatë, telashet dhe problemet nuk kishin të sosur. “Bobi” pati dy sherre të fuqishme me Trashin dhe Filin.

TRASHI – Mesfushori dhe ish-trajneri Sulejman Starova u përplasën fort në fazën përgatitore në Turqi. Numri një i stolit e zëvendësoi në ndeshjen kundër amatorëve gjermanë të Berliner dhe gramshioti reagoi ashpër. Sharje dhe fjalor banal i shkaktuar mes tyre. “Bobi” urdhëroi që mesfushori të braktiste hotelin. Ky i fundit u shpreh se e kishte mbyllur me teknikun. Rikthim në Tiranë, dënim për Trashin me kalim në ekipin B dhe më pas rikthim në ekipin e parë. Gjithçka u sqarua.

FILI – Një tjetër debat shumë i fortë ka qenë mes sulmuesit Realdo Filit dhe trajnerit Sulejman Starova. Pak ditë para përfundimit të merkatos së janarit, fierakut iu komunikua se nuk kishte më vend te të kuqtë. Futbollisti ia shfryu nervat teknikut Starova. Përplasja e tyre shkoi shumë keq, nuk mbeti vetëm te fjalët dhe sharjet, por deri te grushtet mes tyre. Sulmuesi u largua nga ekipi i Partizanit.     

ÇANI – BARDHI – Një tjetër përplasje e fortë në stërvitje ka qenë ajo mes Çanit dhe Bardhit. Të dy kanë shkëmbyer fjalë të ashpra e nëse nuk do të ishte për ndërhyrjen e futbollistëve të tjerë do të shkonte dhe më keq situata.

DALIPI – TELUSHI – Përplasje e ashpër ishte dhe ajo e Telushit dhe Dalipin. Ky i fundit nuk e pranoi faktin se Çulum ishte në formacion para tij dhe iu “përvesh” teknikut Dalipi. Vlonjati la stërvitjen në mes dhe u largua.  

DALIPI – ÇANI – Përplasja e djeshme nuk kishte nevojë për shumë koment, pasi mund të kishte degjeneruar dhe më rëndë. Numri një i stolit dhe sulmuesi humbën toruan, për fat nuk u kthye në arenë boksi.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online