Partizani ka bërë dy goditje të menjëhershme në merkato. Klubi i kuq ka prezantuar dy futbollistët e rinj për sezonin e ardhshëm. Emri i parë dihej, pasi është Henri Okebugu. Ky i fundit u afrua në provë nga Egnatia dhe bindi duke arritur firmën me “demat”. 19-vjeçari shihet si një element mjaft i mirë për të ardhmen. Ai ka bërë mirë dhe në kategorinë e parë duke lënë gjurmë të mira.
Emri i ri i Partizanit është sulmuesi Stefan Nikoliç. Ai afrohet si një emër i mirë për “demat”, pasi 28-vjeçari ka eksperiencë. Të kuqtë e afrojnë në ekip për të zgjidhur problemin e “golit”, por duket si një lëvizje e guximshme për kryeqytetasit, pasi karriera e tij në vitet e fundit nuk ka qenë shumë e sukssesshme. Malazezi nënshkroi një kontratë 2 vjeçare.