Partizan, Bate nuk është më ajo që surprizonte Juventusin/ Nuk e merituan ftesën për në tryezën e kampionëve, arsyet pse të kuqtë kanë shanse reale për kalimin e turit

Në qershor goglat vendosën që Partizani të përballet me Bate Borisovin në turin e parë kualifikues në Champions League. Sapo dëgjohet emri i skuadrës bjelloruse mendja te sezoni 2008/2009, kur befasuan Juventusit në grupet e Champions-it. Dy barazime kundër Juventusit dhe një humbje e ngushtë 1-0 kundr Realit të Madridit mjaftuan që Bate Borisovi të merrte famë në Europë. Klubi bjellorus siguroi pjëmarrjen në fazën e grupeve të kompeticionit më të lakmuar për klube edhe katër herë të tjera (në sezonet 2011-2012, 2012-13, 2014-15, 2015-16), duke shenjuar kështu periudhën më të lavdishme në histori.

Por lavdia i përket së shkuarës. Kundërshtarët e Partizanit kanë humbur dominimin në futbollin bjellorus në vitet e fundit. Madje Bate Borisov nuk e meritoi ftesën për t’u ulur në tryezën e kampionëve të Europës këtë edicion, teksa e përfunduar kampionatin në vendin e tretë. Shakhtyor Soligors u rendit në krye të renditjes, por një vendim i datës 11 maj i hoqi titullin nga duart. Shakhtyor-i, së bashku me Energetik-BGU Minskun e vendit të dytë, u dënuan për trukime ndeshjesh, çka bëri që Bate Borisovi të fitonte titullin kampion nga shtëpia dhe jo në fushën e lojës.

Forma e tyre sportive nuk ka qenë mjaft pozitive dhe kjo dallohet edhe në rezultatet e marra në 14 javët e para të kampionatit të ri. Bate aktualisht renditet në vendin e 4-t, por ka pasur një ecuri me shumë ulje-ngritje, duke çakuar ndjeshëm në rezultate. Sigurisht që fakti që bjellorusët janë në mes të kampionatit i ndihmon në aspektib fizik, por kjo i jep edhe në tepër mundësi Partizanit për t’i studiuar dhe për të ideuar strategjitë e duhura për t’i mposhtur. Nga ana tjetër, të kuqtë kanë ndryshuar trajnerin dhe skemat e tij do të jenë një mister edhe për kundërshtarin, duke pasur kështu një avantazh në aspektin taktik.

Përpos kësaj, edhe paratë nuk paraqesin diferenca të mëdha. Duke ditur se kemi të bëjmë me një ekip që ka marrë pjesë 5 herë në grupet e Champions League-s dhe 4 herë në grupet e Europa League-s, diferenca në vlerat e klubeve në treg të Bate Borisovit dhe Partizanur është vetëm 2 milionë euro. Kështu, “demat e kuq” nuk kanë arsye madhore për t’u trembur, përkundrazi, kanë mundësi reale për të prekur turin e dytë kuakifikues të Champions League-s. Në futboll nuk ka asgjë të pamundur./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *