Parma në telashe, rrezikon përjashtimin nga Seria A

Parma është në telashe të mëdha, sepse klubi verdheblu dhe sulmuesi Emanuele Kalajò janë denoncuar nga Prokuroria Federale për shkelje te rregullores sportive: tani klubi emiljan mund të humbasë vendin në Serinë A, pas ngjitjes disa javë më parë.

Nën hetim është ndeshja e fundit e kampionatit të Serisë B, kundër Specias, me Parmën që akuzohet për përgjegjësi objektive.

RREZIK PENALIZIMI – Klubi verdheblu, në rast se akuza konfirmohet në gjykim, mund të marrë një penalizim të rëndë në pikë, që do të rikthente në diskutim gjithë ndeshjet play-off.

Nën akuzë është edhe sulmuesi verdheblu Emanuele Kalajò, i cili me anë të mesazheve në WhatsApp u ka kërkuar lojtarëve të Specias Filipo De Kol e Klaudio Terci që të mos lodheshin shumë, pasi Specia ishte e qetë, ndërsa Parma me një fitore mund të shkonte në Serinë A, gjë që ndodhi, sepse Frozinone nuk e fitoi ndeshjen e vet.

MESAZHET – Kalajo i shkruante para ndeshjes mbrojtësit De Kol: “Ej, Pipein, mos na çaj tr..in të premten, të lutem shumë miku im”. Më pas: “Thuaji edhe Klaudienit, mbi të gjitha për marrëdhëniet që keni me mua”. Në fund një mesazh i tretë, ku sulmuesi u thotë që po bënte shaka.

Gjithsesi, shakaja mund të kushtojë shumë shtrenjtë, sepse De Kol i tregoi gjithçka klubit dhe tashmë Kalajò rrezikon një pezullim të rëndë dhe Parma rrezikon vendin në Serinë A.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *