Në përfaqësuesen e yjeve të rinj franceze, një prej aty që spikat më tepër është padyshim N’Golo Kante. 27-vjeçari që cilësohet jetik në lojën e skuadrës, me kilometrat e pafundme që mbulon në çdo ndeshje. Paraqitje të shkëlqyera ato të mesfushorit të Çelsit në Botërorin e Rusisë, të cilat e kanë kthyer në një prej emrave më të nxehtë të merkatos.
Kante është kthyer në yllin e radhës, për të cilin te Paris Seint Zhermen janë gati të shpenzojnë shifra të çmendura. Kampionët e Francës janë gati të paguajnë 113 milionë eurot e pretenduara nga Çelsi për futbollistin, ndërsa sipas ofertës, Kante do të përfitonte 250 mijë euro rrogë javore në Paris.
Ish-lojtari i Lestërit është kthyer në prioritetin e merkatos së parizienëve, të cilët duan të përfitojnë nga situata e paqartë e krijuar te Çelsi. Për të joshur “blutë” e Londrës, në marrëveshje mund të përfshihet edhe mesfushori i qendrës, Adrien Rabio, duke qenë se prej pozicionit por edhe prej moshës 23-vjeçare, ai mund ti bindë drejtuesit e Çelsit të heqin dorë nga N’Golo Kante.