Paratë janë asgjë para humanizmit/ Trajneri gjerman largohet nga Lokomotiva e Moskës: Pak më tutje jepen urdhëra për të vr.arë njerëz

Trajneri i Lokomotivës së Moskës ka dhënë dorëheqjen nga klubi. Tekniku me origjinë gjermane është shprehur se nuk mund të qëndrojë në një vend ku vetëm pak kilometra më tutje jepet urdhëri për të vra.rë të pafajshëm.

“Nuk mund ta vazhdoj punën time në një vend ku udhëheqësi i tij është përgjegjës për luf. tën dhe agresionin në mes të Evropës. Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia, ndaj i kam kërkuar klubit dorëheqjen nga posti i trajnerit me efekt të menjëhershëm.

Nuk mund të qëndroj në fushë duke stërvitur dhe u kërkuar profesionalizëm futbollistëve, kur pak kilometra më larg jepen urdhrat për t’i shkaktuar vuajtje një populli të tërë”, tha gjermani./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *