Paratë e sheikëve dhe përvoja e jashtëzakonshme e Igli Tares, Dinamo ka gjetur binomin e përsosur për të dominuar futbollin shqipëtar

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme. “Supersport”-i zbuloi se Dinamo vjen në “Abissnet Superiore” me një projekt të ri. Media në fjalë qartësoi se Dinamo tashmë do të quhet Dinamo City pasi është binjakëuar me gjigantët e Manchester City-t. Paratë e sheikëve do të vijnë në Shqipëri, në një industri që aq shumë nevojë ka për to. Një projekt ambicioz ka lindur dhe i është besuar njeriut që prej vitesh po korr sukses të jashtëzakonshëm në Itali, Igli Tares.

Dinamo e presidentit Bardhi ka gjetur binomin e përsosur për të dominuar futbollin shqiptar. Financat pritet të përmirësohen ndjeshëm, për t’i dhënë kushtet e duhura Igli Tares, i cili e ka dëshmuar për vite me radhë se di të nxjerrë talente nga hiçi. Ndoshta po hyjmë në një epokë të re të futbollit shqiptar, në atë që të kujton periudhën e lavdishme të Skënderbeut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online