Me para mund të blesh njerëz, shumë njerëz, por që nuk arrin të marrësh atë që dëshiron në mungesë të ideve të duhura. Ky është edhe rasti i PSG me presidentin Al Khelaifi që arriti çmendurinë për të bashkuar Mesi-Neymar-Mbape, por këtë herë është larguar nga Champions League para kohe.
Vetë kreu i PSG është kapur me arbitrin duke e fajësuar për eliminimin nga Reali i Madridit, por në mediat franceze shkojnë përtej një njeriu me bilbil, Al Khelaifi është shkaku. “Ajo që PSG ka bërë prej vitesh është e paimagjinueshme. Nuk është një klub, është një cirk. Paratë shpenzohen pa kuptim, u ndëshkuan për politika absurde sportive. Messi dhe Neymar nuk janë të aftë për të luajtur në një nivel të lartë sot. Ky ekip nuk ka pasur asnjëherë karakter dhe ylli i vetëm sot është Mbappe”, ka shkruar Daniel Riolo nga “RMC Sport”.
“Gjyqtari nuk ka faj për dështimin në Madrid. Ai bartet nga Nasser Al-Khelaifi. Mbreti me shërbëtorët e tij të paaftë që dëshiron të sundojë PSG-në dhe futbollin botëror dhe nuk di asgjë për klubin apo futbollin. Ai po shkatërron Paris Saint-Germain-in, duke u urryer nga e gjithë Evropa. PSG është bërë klubi më i papëlqyer në botë. Fansat gradualisht do të largohen prej tij. Nëse nuk ka revolucion të brendshëm në Paris, PSG do të jetë “i vde.kur” – përfundoi gazetari.
L’Equipe ka vënë re se parizianët kanë bërë të njëjtat gabime prej vitesh. “PSG është një rrënim sot. Klubi nuk mëson nga dështimet e veta. Të njëjtat gabime përsëriten vit pas viti dhe individët e konsiderojnë veten më të rëndësishëm se ekipi. Messi, Neymar, Mbappe dhe Donnarumma janë shembur si Rabiot, Matuidi, Thiago Silva apo Cavani dikur – shkruhej në artikull. /Sport Ekspres/