Parashikimi i “Sport Ekspres”/ Uria e Ronaldos nuk i lë “biskota“ të tjerëve, Portugalinë e motivon… Brazili

Situata në grupin H e bën kualifikimin të pasigurt për secilën prej 4 Kombëtareve që gjenden në të. Uruguaji dhe Portugalia do të luajnë sot në orën 20:00 për të mbyllur kështu xhiron e dytë të ndeshjeve në këtë grup. Amerikano-jugorët shohin t’u ngushtohen gjithnjë e më tepër mundësitë, sidomos pas asaj fitoreje të Ganës, që fut në klojë edhe afrikanët.

Fitorja është padyshim objektivi i Suarezit me shokë, por përballë do të kenë një Kristiano Ronaldo të uritur për sukses në atë që me shumë mundësi është Botërori i tij i fundit. Portugalia kërkon 3 pikët e sigurisë dhe motivimi më i madh është… Brazili. Vendi i parë i jep mundësinë luzitanëve të shmangin një nga Kombëtaret më të forta dhe favorite të kësaj Kupe Bote. Për këtë arsye 3 pikët nuk duhet të diskutohen mbrëmjen e sotme. Fundja Ronaldo nuk do të donte të rrezikonte që rrugëtimi i tij i funidit të përfundonte që në ndeshjen e parë pas grupeve.

Fitorja i dërgon luzitanët automatikisht në raundin tjetër dhe i jep mundësinë të renditen të parët në grup dhe të shmangin Brazilin. Cilësitë individuale flasin në favor të portugezëve, që pavarësisht luhatjeve në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës, kanë treguar se dinë të përballen dhe të marrin rezultat me ekipet e forta.

Në krahun tjetër Uruguaji nuk e ka atë shkëlqimin e disa viteve më parë. Dy sulmuesit kryesorë dhe me më tepër eksperiencë, Luis Suarezi dhe Edinson Kavani, po kalojnë vitet e fundit të karrierës së tyre dhe nuk janë në nivelin e dikurshëm. Gjithashtu faza kualifikuese për në Kupën e Botës nuk ka qenë tejet pozitive për amerikano-jugorët. Uruguajanët kanë pasur vështirësi në përballjet direkte me rivalët më të fortë në kontinentin e tyre dhe ky fakt nxjerr Portugalinë në rolin e favoritit. Me një pikë Uruguaji do të kishte shanse më të mëdha për kualifikim, por me një Ronaldo të uritur më shumë se kurrë, nuk do të ketë “biskota” për të tjerët./Sport Ekspres/

Parashikimi i “Sport Ekspres“: Fiton Portugalia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online