Kampionati Botëror ka hyrë në fazën e tij më imteresante. Kombëtaret tashmë kanë vetëm një mundësi në dispozicion dhe nëse dështojnë, atëherë do i duhet të largohen një herë e mirë nga Katari. Mbrëmjen e sotme luhet sfida mes Anglisë dhe Senegalit.
“Tre luanët” shihen si një nga ekipet favorite dhe pritet të kafshojnë edhe ndaj kampionëve të Afrikës. Ishullorët janë të mbushur vetëm me cilësi në organikën e tyre dhe rreziku në fushën e lojës mund të vijë klnga kushdo. Senegalin e pret një mbrëmje e vështirë, pasi do e ketë të vështirë të përballojë lojtarët anglezë.
Niveli i lartë fizik është një plus për futbollistët e Kombëtares nga Afrika, por muskujt nuk mungojnë as në kampin kundërshtar. Anglia ka treguar se di të shënojë kur duhet dhe sulmi është një nga ar.mët e saj më të frikshme. Në krahun tjetër, t’i shënosh gol Senegalit nuk është një misioj i pamundur. Kampionët e Afrikës lënë hapërisa pas dhe kanë mungesë të disiplinës taktike. Diçka që “tre luanët” pritet ta shfrytëzojnë. Anglia ka ardhur në Katar për të qenruar gjatë dhe Senegali nuk do të jetë një pengesë në rrugëtimin e tyre./Sport Ekspres/
Parashikimi i “Sport Ekspres”: Fiton Anglia brenda kohës së rregullt