Paraqijta më e mirë individuale që keni dëshmuar? Te Sunderland zgjedhin Canën: Na kujton çfarë duam nga mbrojtësit

Lorik Cana është kthyer në një legjendë të Shqipërisë, teksa me paraqitjet e tij me fanellën kuqezi si dhe me karrierën e shkëlqyer në ligat më të forta të futbollit europian i ka bërë vend vetes në këndin e ikonave për shqiptarët. Ish-kapiteni i Kombëtares do të ishte i pari shqiptar që do të kalonte me shiritn në krahë nga Marseja drejt Premier League, ku do të vishte fanellën e Sunderlandit. Megjithëse kaloi vetëm një vit në ishull, Cana duket se ka lënë mbresa të veçanta te tifozët.

Blogu i njohur i tifozëve i dedikuar Sunderlandit, “Roker Report”, ka ndarë me të gjithë një shkrim në lidhje me paraqitjen më të mirë individuale të të gjitha kohërave të një lojtari të Sunderland që një fans mund të ketë dëshmuar. E këtu përfshihej edhe Lorik Cana, pikërisht për atë ndeshje të luajtur kundër Liverpoolit, që mund të cilësohet edhe si një nga më të mirat në karrierën e tij dhe do ta kthente në hero të atij takimi.

Trimëria dhe agresiviteti i treguar në fushën e lojës ka bërë që ish-futbollisti shqiptar të rrëmbente zemrat e të gjithë tifozëve të tij. Sunderland kalon në epërsi shumë herët dhe i duhet të ruajë rezultatin deri në fund të lojës. E në zemër të saj ishte Lorik Cana, që u dha tifozëve atë që ata dëshrojnë nga një mbrojtës. Të paktën kështu tregon “Roker Report”. Madje dalja nga loja e shokut të tij të skuadrës e bën futbollistin shqiptar të tërhiqet pas e të zërë vend në qendër të mbrojtjes, ku ndali me sukses sulmin e “the reds“.

“Zemra dhe angazhimi që pamë në atë paraqitje ishte një rikthim në kohërat më të thjeshta, kur tifozët në Roker Park u trajtoheshin me gjak dhe guxim në mënyrë të rregullt nga të ngjashmit e Kevin Ball, John Kay dhe Gary Bennett. Paraqitja e Canës më kujtoi mua dhe shumë tifozëve se sa shumë duam të shohim mbrojtësit tanë duke luajtur me agresion, dhe dëshmoi më tej nocionin e vendosur mirë se tifozët tanë vlerësojnë një zgjidhje të ashpër ose largime të fuqishme me kokë po aq sa ata bëjnë shënimin e një goli të rëndësishëm“, shkruhet ndër të tjera për Canën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online