Paraguai-Australi dhe Japoni-Suedi! Marrëveshjet dhe kalkulimet në grupet e Botërorit, skema e FIFA-s po dëmton futbollin

Kampionati Botëror i futbollit 2026 është përfshirë nga një valë kritikash të ashpra, pasi ndeshjet e fundit të fazës së grupeve kanë ngritur dyshime të mëdha për integritetin e garës. “Epidemia” e rezultateve të barabarta, veçanërisht në ndeshjen mes Australisë dhe Paraguajit, ka shkaktuar zemërim te tifozët dhe ekspertët, duke u cilësuar si një “padrejtësi” e vërtetë futbollistike.

Shumë e shohin këtë situatë si një “marrëveshje” të heshtur për të siguruar kualifikimin, duke kujtuar skenaret e errëta të së kaluarës. Analistët ia atribuojnë këtë fenomen sistemit të ri të krijuar nga FIFA, ku mundësia që ekipet e treta të kualifikohen tutje, ka krijuar hapësirë për kalkulime. Kritikët theksojnë se formati aktual, i promovuar nga Gianni Infantino, është kthyer në një “cirk” që po dëmton thelbin e futbollit.

Përveç duelit Australi-Paraguaj, edhe ndeshja mes Japonisë dhe Suedisë është vënë në pikëpyetje, pasi 15 minutat e fundit u zhvilluan në një atmosferë indiferente, ku asnjëra palë nuk rrezikoi, pasi barazimi i shkonte për shtat të dyjave. Nëse ky trend vazhdon, rrezikohet seriozisht reputacioni i këtij turneu madhor. Kërkesa për ndryshimin urgjent të formatit po bëhet gjithnjë e më e zëshme, për të shmangur skenarë të tillë që fyejnë “mbretin” e sportit. /Sport Ekspres/