Një situatë paradoksale është ajo që po ndodh te Granada. Në ndeshjet e fundit kjo skuadër nuk ka marrë rezultatet më të mira të mundshme dhe për këtë arsye po rrezikon seriozisht që të mos ngjitet në elitën e futbollit spanjoll.
Mediat në atë vend kanë shkruar për krizën e Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar nuk ka shënuar në dy ndeshjet e fundit dhe ka realizuar vetëm njëherë në gjashtë ndeshjet e fundit. Këto statistika nuk janë të mira, veçanërisht në këtë moment final të sezonit.
Por nga ana tjetër ekziston edhe një e dhënë interesante që shpreh saktësisht rëndësinë e lojtarit të Kombëtares. Te Granada kanë kaluar dy muaj nga koha kur një sulmues tjetër ka gjetur golin përveç Myrto Uzuni. Pra te ekipi spanjoll janë mësuar që sulmuesi shqiptar t’i zgjidh problemet dhe në momentin që nuk ndodhet në formën e tij ideale, Granada nuk e ka një tjetër alternativë për të zgjidhur ndeshjet. /Sport Ekspres/