Një situatë paradoksale është ajo që po ndodh me Kastriotin në këto javë të fundit. Krutanët po kërkonin pikë për të mbijetuar në Superiore, por tani e shohin veten shumë afër Europës. Vetëm gjashtë pikë është diferenca e tyre me vendin e tretë, Kukësin, ndërsa me këtë ritëm është më shumë sesa i arritur një objektiv i ri i tillë.
Ekipi i Celës ka arritur që të mund sërish Tiranën, në shifrat 0-1. Bardheblutë ktheheshin pas shumë kohësh në shtëpinë e tyre, Selman Stërmasi, por shtëpia i ishte kthyer në një vend të huaj. Kryesuesit ishin shumë larg performancave të gjatë gjithë sezonit, teksa goli i Onanugës vendosi rezultatin që në minutën e 16. Tirana bëri shumë pak për të barazuar, për të mos thënë asgjë.
Nga krahu tjetër Teuta ka arritur të fitojë në transfertën me Dinamon. Goli i vetëm do të vinte në minutën e 56 nga Hebaj. Gjithcka erdhi nga një gabim fatal i Simonit, që me sigurinë e tepruar në mbajtjen e topit, djallosi gjithçka duke i shkaktuar humbjen kryeqytetasve.
Ndërkohë ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias përfundoi ën shifrat 0-1. Korcarët duhet të luanin që në minutën e 31 me 10 lojtarë pasi VAR ndëshkoi me karton të kuq Elvi Berishën, që zgjodhi të ndërhynte me gërshër ndaj kundërshtarit të tij. Për të vendosur ndeshjen mendoi Demir Imeri me ekzekutimin e një goditje dënimi në stilin Alban Meha, që gjeti fundin e rrjetës. /Sport Ekspres/