Paradoksi/ Kaluan nga Benfika te PSG, “çmenden” drejtuesit e Real Madrid dhe dalin kundër UEFA-s për përsëritjen e shortit

Shorti i Champions League është hedhur dy herë në ditën e sotme. Fillimisht është bërë një gabim i madh teksa Manchester United nuk u përfshi si një kundërshtar i mundshëm për Atletiko Madrid. Si për ironi të fatit, të dyja këto skuadra kanë gjetur njëra-tjetrën në përsëritje.

Më frikësues ishte shorti i dytë për Interin që gjen Liverpulin, por edhe Real Madrid që kaloi nga Benfika te PSG. Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit madrilenë janë “çmendur” dhe janë tërësisht të pakënaqur me vendimin e UEFA-s për të nisur gjithçka nga e para pasi sipas tyre shorti i parë ku u gjet Benfika ishte tërësisht i rregullt.

Vërtet paradoksale ndërkohë që presidenti i Realit të Madridit inicioi Superligën Europiane me ekipet më të forta në botë duke përjashtuar rivalë si Benfika, por në shortin e Champions League dëshiron të kundërtën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online