Chelsea ka filluar që të ndryshojë strategjinë e afrimit të lojtarëve. Ndryshe nga më parë, londinezët nuk do të marrin më futbollistë të rinjë, por do të kërkojë ata lojtarë që janë të afrimuar në tregun europian. Objektivi kryesor në merkaton e verës do të jetë nënshkrimi me Victor Osimhen. Sipas asaj që raporton Il Matino, Chelsea ka ofruar Romelu Lukakun dhe një sasi parash për të nënshkruar me Osimhen.
Megjithatë Napoli e ka refuzuar ofertën pasi kërkon që të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur nga shitja e lojtarit të tyre kryesor. Po sipas medias italiane, Chelsea po përgatit një tjetër ofertë, por këtë herë duke ndryshuar Lukakun dhe duke vendosur në vendin e tij Armando Brojën. Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e italianëve, megjithatë zërat mediatik tregojnë se Napolit i ka ikur dëshira për të nënshkruar me sulmuesin shqiptar. /Sport Ekspres/