Para se të jetë lojtar i mirë, është njeri me zemër të madhe! Premtimi i Asllanit për tifozin që ka humbur shikimin: Nuk e kam fanellën me vete sot, por…

Përpara se të jetë një lojtar i mirë, Kristjan Asllani është një njeri me zemër të madhe. Shumë komplimente ka marrë futbollisti shqiptar për shkak të sjelljes dhe thjeshtësisë. Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet Asllani së bashku me një tifoz që ka humbur shikimin.

Pas ndeshjes kundër Atalantës, tifozi ka shkuar jashtë stadiumit të San Siros për të marrë fanellën e Asllanit. Lojtari ka ndaluar dhe e takuar, ndërsa është shprehur se nuk e kishte një fanellë me vete, por herën tjetër do t’ia dhurojë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online