Nga Klaudio Ndreca
Një vit më parë dhe në të njëjtën datë, Partizani do të arrinte që të siguronte titullin kampion të Superiores edhe matematikisht. Shijimi i këtij trofeu ishte i madh për të kuqtë, pasi mundën Tiranën me rezultatin 2-1 dhe i vendosën të dyja duart në titullin kampion.
E sigurisht për këtë ditë nuk mund të qëndronte pa reaguar edhe Erion Braçe. Zëvendës kryeministri i Shqipërisë tregon me krenari sesi Partizani, ekipi i tij i zemrës, arriti që të shpallej kampion duke mundur Tiranën dhe duke u shpallur kampion aty. Bëhet fjalë pikërisht për kohën kur skuadra e të kuqëve drejtohej nga Skënder Gega, i cili ndërtoi themele të forta të një shtëpie që në dukje ishte e pathyeshme. /Sport Ekspres/