Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, në një intervistë për mediat e huaja ka zbuluar detajet e bisedës me Carlo Ancelottin pas shortit të çerekfinaleve në Champions League. “Anceloti më telefonoi pas shortit. Më tha: “Paolo, shihemi në Stamboll.
Nuk do të jetë e lehtë, por historia e klubit tonë na bën që të besojmë te suksesi, ka ndodhur edhe më parë. Mund ta kthejmë këtë sezon në diçka të pabesueshme. Nuk do të jetë e lehtë, por na pëlqen të ëndërrojmë. Pa këtë ëndërr, ndoshta do të kishim fituar më pak trofe në Champions League”, tha Paolo Maldini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/