Shkëlqeu edhe në ditën më të zezë të Atalantës! Vlerësimi nga media italiane: Sikur të gjithë të luanin si Berat Gjimshiti do të ishte ndryshe

Berat Gjimshiti luajti nga minuta e parë në humbjen e Atalantës me shifrat 0-2 ndaj Bolonjës. Në ditën më të zezë të ekipit të Bergamos, mbrojtësi shqiptar ishte më i miri i takimit. “TuttoAtalanta” e ka vlerësuar me notën 6, duke e ngritur mbi të gjithë të tjerët.

“Ishte lojtari i ndeshjes në skuadrën e tij, me një paraqitje solide dhe pa gabime. Sikur të gjithë të luanin si ai, rezultati do të ishte ndryshe”, shkruhet në vlerësimin për Gjimshitin. Së bashku me shqiptarin, notën 6 e ka marrë edhe Musso, ndërsa lojtarët e tjerë janë vlerësuar mesatarisht me notën 4.5. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online