Trajneri i Shqipërisë Kristian Panuçi ka dalë në konferencë për shtyp prag ndeshjes me Maqedoninë. Në një ambient jo të zakontë, konferenca u zhvillua në një lokal dasmash, tekniku italian u është përgjigjur gazetarëve që ndodheshin prezent.
-Si është gjendja e skuadrës pas dy ditësh udhëtim?
Skuadra do të ketë kohë për të rikuperuar ende, por mos të harrojmë që dhe Maqedonia ka luajtur në Izrael dhe jemi në të njëjtat kushte.
Jam shumë i bindur se skuadra do të jetë e rikuperuar, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve janë mësuar që të luajnë në periudha të tilla kohore.
-Si është gjendja e Sadikut dhe a do të jetë ai nga minuta e parë?
Sadiku është në dispozicion, si gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Kam kontingjent të plotë. Nesër do e shihni se kush do të jetë formacioni.
-Një barazim na afron me vendin e tretë, do ju kënaqte ky rezultat?
Ne kemi ardhur këtu për të fituar. Do të shohim se si do të shkojë loja dhe çfarë do të na rezervojë fati. Nuk firmosim për barazimin. Kemi shumë respekt për Maqedoninë, duke ditur se ka një skuadër me shumë kualitet, por njëherësh duke qenë të vetëdijshëm për potencialet e skuadrës tonë.
-Sa ndryshon Maqedonia nga Litenshtejni dhe kujt i trembet më shumë tek kundërshtari?
Sigurisht nëse do të jemi në fushë si në 30 minutat e para të ndeshjes së shkuar do të vuajmë shumë, pasi skuadra nuk ishte në momentin e saj më të mirë. Duhet të jemi nga minuta e parë më shumë grindë dhe kujdes deri në minutën e 90+5’.
-E keni parë terrenin e fushës, si ju duk ajo? A do të ketë markim speciale për Pandev?
Absolutisht asnjë markim fikse. Ka shumë kualitet dhe e e marrim në konsideratë, por nuk do të ketë mbrojtje fikse për të. Stadiumi është një stadium i vogël me një terren të mirë. Duhet të shohim dhe të bëjmë ndeshjen tonë. Stadiume të tilla kanë vështirësitë e tyre.
Maqedonia po kalon një moment të mirë…
Natyrisht e ritheksoj se kemi respekt shumë të madh për kundërshtarin, do të tentojmë t’i krijojmë probleme. Do të jemi të ashpër në sulm, do të synojmë të prishim manovrat e tyre. Natyrisht që luajnë, por karakteristika më e mirë e tyre, nuk lë të luajë kundërshtarin.