Panuçi mund të qetësohet, ja sa mungon Qaka

Kamer Qaka iu bashkua Steauas së Bukureshtit gjatë kësaj vere dhe dje bëri debutimin në një ndeshje zyrtare. Kampionati nuk nisi mirë për skuadrën e mesfushorit të kombëtares, që pa të gëzohej Azdren Llullakun, i cili shënoi golin e fitores për Astran.

Por për Qakën pati edhe një tjetër problem, pasi la fushën e blertë duke çaluar. Pas një goditjeje të marrë ai nuk mund të luante më dhe pas 31 minutash stafit teknik iu desh ta zëvendësonte. Pati një moment frike për gjendjen e mesfushorit, por tani vijnë lajme të mira.

Sikurse raportojnë mediat në Rumani, mesfushori ka marrë vetëm një goditje, që nuk do ta lërë gjatë Qakën pa luajtur. Ai humbet takimin me Rudar në Europa League, por shpresohet që do të jetë gati për ndeshjen e së dielës, që është mjaft e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për derbin me Dinamon e Bukureshtit.

Kështu, trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi, gjithashtu mund të qetësohet, pasi mesfushori do të jetë gati për ndeshjet që Shqipëria luan me Izraelin dhe Skocinë në fillim të muajit shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *