Panuçi mund të buzëqeshë, Hysaj bashkohet me ekipin

Pak minuta më parë përfaqësuesja e Shqipërisë ka zbritur në fushën e kompleksit “Tropikal”, për të zhvilluar seancën e dytë stërvitore, në prag të ndeshjes me Izraelin, e cila do të zhvillohet këtë të premte. Lajmi i mirë për timonierin italian është fakti që grupi është i plotë, pasi me ekipin është bashkuar dhe Elseid Hysaj.
Rregulla strikte nga Kristian Panuçi, i cili me rigorozitet kërkon që mediat të respektojnë orarin e lejuar nga ai, por dhe distancën. Në ditën e parë të stërvitjes mësohet se trajneri i ka kushtuar shumë rëndësi repartit të sulmit. Rregulla dhe për futbollistët e tij, të cilët duhet të jenë të përpiktë në të gjitha kërkesat që ka pasur numri 1 i stolit të Shqipërisë.

Dita e dytë e stërvitjes ka nisur me një fjalim të shkurtër të trajnerit dhe më pas lojtarët janë ndarë në grupe për të kryer nxehjen e zakonshme prag ndeshjes. Vetë tekniku nuk ka nguruar që t’u reagojë futbollistëve të tij ushtrimeve që do të kryejnë. Vetëm Mavraj ka nisur përgatitjet i diferencuar. Nesër trajneri ka kërkuar një seancë stërvitorer me dyer të mbyllura.

Kujtojmë që takimi me Izraelin është e vlefshme për kompeticionin e ri që është krijuar Liga e Kombeve. Skuadra kuqezi do të ndeshet dhe me Skocinë pak ditë më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *