Kristian Panuçi ka folur pas ndeshjes për RTSH Sport, teksa ka komentuar në lidhje me skemën e re, 5-3-2, e cila në një farë mënyre ndryshoi pak asetin që ishim mësuar të shihnim dhe futbollistët e kishin diçka të re.
“Eksperiementet me dy debutues? Pësuam golin e parë, me një gol të madh, ndërsa dy të tjerët ia dhuruam ne. Në pjesën e dytë krijuam pesë raste për gol. Nuk kishte të bënte me sistemin dhe rreshtimin, por mënyrën se si duhet të luanim topin”, tha trajneri i Shqipërisë.
“Pjesa e dytë, më e mirë. Si në Maqedonik, ashtu edhe sot? “Tentuam të ndryshojmë diçka sepse ishim poshtë dhe kishim pësuar tri gola. Ndryshuam sistem në 4-3-3, për t’I dhënë shtysë skuadrës”.
Sakaq, mbi debutimin e Balliut: “Nuk kam lojtarë të tjerë. Po bën mirë dhe doja t’I jepja një shans. Jemi jashtë Botërorit dhe është e drejtë të provojmë dhe t’I japim shansin”.
Ndeshja e fundit, me Italinë: “Të rikuperojmë dhe duke u nisur nga pjesa e dytë, mund të bëjmë mirë, sepse nuk i ndodh çdokujt që t’I krijojë 5 raste Spanjës në shtëpinë e saj”.