Kristian Panuçi, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, në konferencën për shtyp të dhënë për mediet nga Zvicra, ka folur në lidhje me grumbullimin kuqezi dhe sidomos për pritshmërinë që ka për grupin.
Keni grumbulluar shumë nga kampionati shqiptar. Kjo do të thotë strategji për të ardhmen e Shqipërisë, të marrë vendas?
Jo, nuk është strategji. Ka futbollistë interesantë, si Guri që ka bërë mirë dhe e ftova për ta vlerësuar. Tani duhet të tregojë se di të luajë. Nëse ka lojtarë të aftë në kampionatin shqiptar, i ftoj dhe i shoh, por është realiteti i fushës ndërkombëtare është ndryshe.
Si është gjendja e skuadrës aktualisht dhe për çfarë duhen këto dy miqësore, pasi shumë futbollistë nuk kanë luajtur shumë me skuadrat e tyre?
Këto miqësore duhen ashtu si të gjitha kombëtaret e botës. Djemtë janë të lodhur, por po tregojnë seriozitet dhe pres të bëjnë mirë. Disa nuk mund të luajnë 90’, por do të bëjmë rrotacion sigurisht. Këto janë teste të rëndësishme për të formuar grupin, për të luajtur eliminatoret e Europianit por edhe Ligën e Kombeve.
Mundësitë nuk janë të shumta, pra alternativat… Si i shihni?
Kemi grup të mirë, disa kanë mbetur jashtë, por nuk do të thotë se në tetor nuk mund të jenë pjesë e jona. Në shtator kemi shanset për të fituar Ligën e Kombeve, ndërsa besoj se mund të zhvillojmë eliminatoret të rëndësishme të Euro 2018.
Mesazh për ata që nuk janë grumbulluar. Çfarë do t’i thoje?
Mesazhin duhet të na e japin ata mua dhe jo un atyre. Unë i shoh se si luajnë, nga e premtja në ditën e hënë, kurdo që luhet. Jo të gjithë mund të vijnë në kombëtare, sepse nuk është vend pune. Mesazhi që kam dhënë që në fillim është: grumbulloj ata që janë në formë dhe nuk bëj dallime moshe. Edhe me ata të kampionatit shqiptar e kam bërë. Nëse dikush nuk ndihet mirë, i jap dorën.
A shërben kjo ndeshje për të dalluar disi konkurrencën me Kosovën për sa i përket taleneve, që po lindin në të gjithë Europën.
Këtë dimër isha në gjithë Europën dhe ndoqa djemtë, që kanë mundësi të vishen kuqezi dhe duan të luajnë me ne. Nga momenti në moment lind një lojtar, aq shumë kemi, sipas origjinës. Nëse një “scout” më jep sinjale, shkoj i shoh, por nuk mund të them destinacionet.
Guri, sulmuesi që ka shënuar më shumë gola në kampionat, nga ata që janë grumbulluar. Impakti ose përshtypjet e para?
Djalë serioz dhe ka punuar mirë dhe është përshtatur. Ka zhvilluar një sezon të madh, por ajo që i këshilloj është që ky sezon është vetëm fillimi dhe jo se ka mbërritur lart, diku. Tani që do të shkojë në Europë do të kuptojë se të luash aty ka shumë ndryshim nga futbolli shqiptar, me gjithë respektin. Por, e ka inteligjencën e duhur dhe besoj se e ka kuptuar.
E mendoni se është detyrim fitorja në këtë miqësore me Kosovën, nisur nga humbja me Norvegjinë?
Me Norvegjinë humbëm në goditje këndi. Nuk ishte momenti më i mirë për ne. E pranojmë humbjen dhe e kemi lënë mënjanë, duhet të fitojmë ndaj Kosovës dhe Ukrainës. Rëndësi ka të japësh maksimumin, pastaj se çfarë ndodh, nuk ka rëndësi. Duhet të jemi serioz në punën që bëjmë. Do të pranojmë atë që kemi dhënë në fushë.
Zakonisht në miqësore zgjidhen kundërshtarë që kanë një fizionomi si ata me të cilët përballesh në ndeshjet zyrtare eliminatore. Në këtë kuadër i keni zgjedhur Kosovën dhe Ukrainën?
Kosova ka talent, Ukraina është e fortë, ndaj ne kemi Skocinë që është e ngjashme, apo Izraelin që ka lojtarë cilësi. Ne nuk e përmbysim mënyrë e lojës tonë. Nuk zgjodhëm në funksion të përballjeve që kemi. Për Skocinë, zgjodha Norvegjinë që i ngjasonte shumë dhe u paraqitëm mirë. Ishim në garë dhe humbëm në goditje këndi, mes shumë problemeve. Kam besim se skuadra mund të bëjë shumë më shumë.