Hysaj: Me Kosovën e kemi si derbi, më erdhi keq për Sarrin!

Mbrojtësi Elseid Hysaj ka dalë së bashku me trajnerin Kristian Panuçi në konferencën e zakonshme për shtyp. Mbrojtësi i Napolit ka komentuar takimin me Kosovën, por dhe ardhjen e trajnerit Ançeloti te Napoli.

NDESHJA ME KOSOVËN – “Besoj se në të gjitha ndeshjet duhet të fitojmë, jo vetëm ndaj Kosovës. Do jetë një ndeshje e bukur, mund të them si “Derbi”. Besoj se do jetë një ndeshje e bukur, por ne do kërkojmë fitoren ndaj çdo kundërshtari”.

ARDHJA E ANÇELOTIT TE NAPOLI – “Lajmi nuk ishte i mirë, pasi kam 6 vite me Sarrin. Besoj se Napoli ka bërë një blerje shumë të mirë pasi Ançeloti është trajneri shumë i mirë dhe dihet sa tituj ka fituar. A ardhmja? Janë zëra për mua, pasi nuk di asgjë. Nuk kam asgjë të them të drejtën, vetëm lexoj nëpër gazeta që më kërkon Mançester etje”.

POZICIONI I PREFERUAR – ”Kam luajtur shumë ndeshje, por më mirë them se jam djathtas, por mund të luajë dhe majtas. Bëj detyrën e mbrojtësit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online