Nuk na pelqeu që Norvegjia na mundi në çdo drejtim në Elbasan. Kishte disa vite që ishim mësuar me të tjera paraqitje e rezultate, por ndërkohë Kristian Panuçi na thotë hapur atë që nuk kemi qejf ta pranojmë, ose ende nuk e shohim qartë: brezi i artë i kombëtares po zhduket dhe tashmë procesi i rindërtimit do të jetë i gjatë dhe i dhimbshëm.
Nga grupi që na çoi në Euro 2016 kanë mbetur shumë pak emra dhe realisht asnjëri nuk është në formë. Vetëm porta është një garanci, ndërsa në çdo repart kemi probleme të mëdha, me lojtarë që ose luajnë në ekipe modeste, ose nuk luajnë fare.
Mërgim Mavraj është simboli i rënies së kombëtares sonë, sepse nga një pikë kyçe te Hamburgu është kthyer pak nga pak në rezervë dhe tashmë bë të padëshiruar.
Pas përfundimit të grumbullimit me Shqipërinë për miqësoren e humbur 0-1 me Norvegjinë në “Elbasan Arena, ku luajti titullar, 31-vjeçari mori një lajm të hidhur nga klubi i tij. Trajneri i ri Kristian Tic, i cili ka ndërmarrë misionin e pamundur të mbijetesës, ka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar.
Drejtori sportiv, Bernhard Peter, shpjegon: “Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë.”
Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje të Bundesligës në Këtë sezon, me Hamburgun që renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15-të që i shpëton rënies, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të sezonit.
Situata është katastrofike për mbrojtësin kuqezi, që në janar mori ofertë joshëse nga kampionati turk, por nuk u largua, kryesisht se Hamburgu e shihte si lojtar me shumë rëndësi. Tani kaosi që ka përfshirë Hamburgun ka dëmtuar rëndë Mavrajn dhe për pasojë edhe kombëtaren tonë.
Realisht, në këtë moment vetëm portierët Berisha e Strakosha, mbrojtësit Hysaj, Veseli e Gjimshiti, mesfushorët Xhaka, Qaka, Ramadani dhe Grezda e deri diku Cikalleshi luajnë rregullisht në ekipet përkatës. Disa prej tyre luajnë në ekipe modeste, ndaj nuk mund të jemi të qetë.
Hamburgu bloze,me apo pa mavrajn