Me ardhjen e ish-mbrojtësit të Romës në pankinë, te kuqezinjtë menjëherë është parë një invertim tendence, që synon të guximi për të sulmuar. Ndaj Italisë, diçka e rrallë ndodhi
Anton Cicani
Shqipëri-Itali 1-0 ishte një ndeshje e bukur për t’u parë dhe sidomos për ata që janë më të vëmendshëm, shumë spunto interesante.. Mes tyre, në fillim të pjesës së dytë, një detaj i ka shpëtuar syrit të tifozëve, sigurisht, atyre më pak të vëmendshmëve, duke qenë se gjithsesi fokusi ishte që të përpiqeshim të realizonim një gol kundër Italisë. Duke iu kthyer episodit dhe sidomos risisë, ajo që u pa ishte vendosja ose rreshtimi (pak rëndësi ka si thuhet) i thuajse pjesës më të madhe të futbollistëve kuqezi, duke veçuar kështu mbrojtjen dhe portierin. Një rreshtim i pazakontë, por jo edhe aq, që ngjason me ato të rregbisë, ose futbollit amerikan, për ata që janë të pasionuar. Të gjithë në një linjë, horizontalisht, në vijën e mesit, duke pritur që të niste topi për fillimin e pjesës së dytë. Por, këtë e bëri edhe pasi Italia do të shënonte golin me Kandrevën.
Zeman – Sigurisht, Kristian Panuçi, që futbollin e “përtyp” mjaft mirë, ka parë dhe ka dëgjuar shumë gjatë këtyre pak viteve si trajner, pasi eksperienca e akumuluar si futbollist ndonjëherë nuk është e thënë që të jetë mbështetje për të dhënë kontribut edhe në aspektin taktiko-teknik. Dhe, duke ndjekur me të mëdhenjtë, ai ka nisur të huazojë dis aspekte që i duken të vlefshme. Mes tyre, natyrisht, sjellja në konferencën për shtyp. Duke ia huazuar Klaudio Ranierit, në periudhën që drejtonte Leiçesterin (më të cilin shkroi historinë), tregoi se edhe duke bashkëpunuar me mediet bëhesh tepër interesant në sytë e tyre dhe i dashur, duke krijuar një farë alkimie në konferencat për shtyp.
Praktikisht, prej dy konferencash, Panuçi përshëndet të gjithë gazetarët kur hyn dhe kur del. Nga konferenca, pra jashtë katërkëndorit, në brenda tij, ka një tjetër tendencë të huazuar. Dhe, këtu, është dashur që të shihen ndeshjet e ekipeve që ka drejtuar Zdenek Zeman në karrierë. Kryesisht, Roma dhe Peskara, për një futboll që sulmin e kishte ABC-në e idesë për të luajtur dhe për t’u përballur me kundërshtarin. Skuadrat e Zemanit janë të projektuar të luajnë përpara, duke rrezikuar pësimin e shumë golave, por në filozofinë e tyre kanë edhe të trembin kundërshtarin.
Luftë nervash – Praktikisht, aspekti psikologjik është tepër i rëndësishëm. Shqipëria e pjesës së dytë ndaj Italisë zgjodhi këtë opsion, pra të ndiqte udhëzimet e Panuçit, që në dhomat e zhveshjes i kërkoi edhe më shumë guxim. Në rregbi, ballafaqimi në atë formë do të thotë të sfidosh hapur kundërshtarin me një mesazh të nënkuptuar: nuk të kam frikë!
Nuk dihet nëse këtë rreshtim do ta shohim sërish në të ardhmen, por fakti është që Panuçi ka zgjedhur rrugën e guximit dhe kjo është padiskutim më e rëndësishme se sa rezultati, duke qenë se vendi i tretë ishte maksimumi për të pretenduar.