Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, në lidhje direkte me Supersportin nga Lozana, ka komentuar shortin, duke ulur paksa euforinë, pasi sipas tij shorti me 3 ekipe në grup është mjaft i ndërlikuar dhe nuk ka hapësirë për gabime.
Gjithashtu, Panuçi ka konfirmuar se në qershor do të luajmë dy miqësore, me shumë gjasa ndaj rivalëve që do të luajnë në Kupën e Botës.
SHORTI – “Short që e pranoj dhe nuk kam frikë. Izraeli e Skocia janë skuadra pak a shumë të të njëjtit nivel, janë rivalë të fortë, por Shqipëria është po ashtu një skuadër cilësore. Të shohim”.
FRIKA – “Shorti me 3 ekipe? Do doja grup me 4 ekipe, për të luajtur 6 ndeshje. Do të duhet ta nisim menjëherë mirë, unë jam i bindur që mund ta fitojmë grupin dhe do të japim gjithçka. Nuk kemi frikë asnjë rival, do të ecim përpara me kurajo. Është grup i ndërlikuar, sepse nuk ka hapësira gabimi, duke qene edhe vetëm 4 ndeshje në dispozicion, me rivalë të të njëjtit nivel”.
MIQËSORET – “Vetëm një miqësore, nuk është pak, duke parë që Skocia ka 4 në plan? Në qershor kemi dy miqësore të tjera, ndaj do tokemi kohë të përgatitemi mirë. Nuk kemi ende emra zyrtarë, por besoj se do të ndeshemi me skuadra që do të luajnë në Botëror”.