Panuçi, 16 trofe të fituar si protagonist, por kombëtarja…

 

Nga fillimet te Xhenoa, kalimi te Milani i Kapelos, lavdia në Madrid, zhgënjimi te Interi, duartrokitjet në Londër dhe simbol në Romë. E megjithatë, mbrojtësi nuk ishte pjesë e triumfit axurr në Berlin

Pasi ka luajtur te të rinjtë e Veloçe Savona dhe Xhenoas, debuton në Serinë me fanellën kuqeblu. Më pas, kalon te Milani i Fabio Kapelos, ku në mes të viteve 1990 fiton dy tituj, dy Superkupa Italie, 1 Champions dhe 1 Superkupë UEFA. Transferohet më pas jashtë vendit: në fillim në Madrid, ku te Reali në fund të dekadës fiton një Superkupë Spanje, Champions e tij të dytë në karrierë dhe një kupë Interkontinentale, më pas (duke hequr aventurën e shkurtër me Interin) te Çelsi, ku arrin që të fitojë Superkupën e Anglisë.

Nga Anglia në Francë, aty ku firmos me Monakon, por që nuk do të fitojë asgjë. Rikthimi në Itali vjen në fillim të viteve 2000, kur te Roma e familjes Sensi, që kishte investuar “rëndësishëm”, transferohet me shpresën se do të vinte një titull, por vetëm se sa kthehet në simbol i Qytetit të Përjetshëm, pas tetë sezonesh dhe më shumë se 300 ndeshjesh, duke shënuar 31 gola. Fiton dy herë Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë numër “3”. E mbyll karrierën e tij te Parma, duke totalizuar plot 650 ndeshje në futbollin profesionist.

Sa i përket kombëtares së Italisë, pasi grumbullohet me U-21 në vitin 1992, duke fituar Europianin e kategorisë (pra, kësaj moshe) dy herë radhazi në 1994 dhe në 1996, në të dy rastet duke luajtur finalen si titullar, merr pjesë me ekipin e madh në kualifikueset e Euro 1996, Botërorin 1998 dhe Europianin 2000, pa u grumbulluar në fazat finale të turneve.

Kthehet të luajë për Italinë në 2002, duke u thërritur si për fazën finale të Botërorit në Kore dhe Japoni, si për Euro 2004. Pas një tjetër pauze rikthehet të bëhet pjesë e axurrëve në Euro 2008, përpara daljes përfundimtare nga skena me Kombëtaren. Në vitin 2015 i hyn karrierës si trajner, pasi kishte bërë për pak kohë zëvendësin. Dy sezone të Livorno dhe më pas një aventurë e shkurtër te Ternana, në Serinë B.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online