“Pamjet flasin qartë“, Bonuçi komenton përplasjen Konte-Anjeli: Me stadium plot nuk e dëgjonte njeri

Gjysmëfinalja e dytë mes Juventusit dhe Interit prodhoi edhe një moment tensioni mes skuadrave. Gjesti i pakëndshëm i Antonio Kontes, duke treguar gishtin e mesit drejt pankinës së ish-skuadrës së tij, solli më pas edhe shpërthimin e presidentit Anjeli. Ky i fundit e ka tepruar me fjalorin e tij drejt Kontes dhe gjithçka ka bërë një bujë të madhe mediatike.

Në një intervistë për “Sky Sport“ ka folur edhe Leonardo Bonuçi, që ka dhënë mendimin e tij për këtë përplasje të pahijshme. Sipas mbrojtësit të Juventusit pamjet flasin qartë, por të dyja ekipet duhet të jenë shembull për të tjerët dhe bën thirrje që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Nuk ka shumë për të shtuar, imazhet kanë folur qartë. Ajo që ndodhi është e keqe, por nuk më takon mua të gjykoj pse ndodhi ose çfarë u bë ose nuk u bë. Imazhet janë atje. Ne gjithmonë duhet të jemi një shembull, por ndonjëherë bëhet e vështirë në situata të caktuara. Kur dilni në fushë situata e mjedisit ju ndikon, por edhe nëse duhet të jemi shembull, në disa momente, në disa ndeshje, tensioni, adrenalina, aksionet, të bëjnë të jesh diçka ndryshe nga ajo që dëshiron të jesh.

Mund të ndodhë që gjëra të tilla të ndodhin, të amplifikuara nga fakti që stadiumi është bosh dhe mikrofonët anësorë marrin madje edhe tështitjen … Ne duhet të përpiqemi të theksojmë më pak se çfarë ndodh, sepse unë sfidoj këdo që të mos ketë momente tensioni në vendin e punës. Ne jemi qenie njerëzore edhe nëse duhet të jemi shembull është e qartë se ndonjëherë mund të ketë situata që mund të dalin nga kontrolli.

Me stadiumin të plotë askush nuk do ta kishte dëgjuar. Pra, le të përpiqemi të jemi më të kujdesshëm, por nuk është asgjë e re, për fat të keq në një sport ku ka adrenalinë, ku pritshmëritë janë të mëdha, mund të ndodhë të hasësh në situata të tilla të pakëndshme”, ka thënë Leonardo Bonuçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online