Pamje të pa transmetuara! Interit i vjen turp sesi vodhi Egnatian, lojtari i Egnatias duartrokiti te goli i Interit dhe Martinez festoi si të ishte finalja e Champions League

Interi fitoi me shumë vështirësi kundër Egnatias në shifrat 4-2. Zikaltërit e gjetën veten dy herë në disavantazh, por në fund arritën të përmbysnin rezultatin. Kryesisht falë vjedhjes së Lautaro Martinez që stimuloi dhe fitoi një penallti të turpshme. Pavarësisht kërkesës së Aleksit për të treguar të vërtetën, Martinez u tregua shumë “lojtar i vogël”. Argjentinasit e shtyu me duar Aleksin dhe nuk i ktheu asnjë përgjigje, ndërsa vendosi topin te zona e 11 metërshit dhe shënoi gol.

Më pas Martinez festoi sikur të kishte shënuar në finale të Champions League. Nga krahu tjetër, Lila, lojtari i Egnatias e ka duartrokitur me ironi si për t’i treguar penalltinë e pamerituar. Ndërkohë Interi ka treguar me detaje çdo aksion goli me disa pamje të patransmetuara, nëpërmjet kamerës së fushës. Por në aksionin e penalltisë, për shkak të stimulimit të turpshëm të Martinez në një ndeshje miqësore ndaj Egnatias, Interi ka zgjedhur që të mos e transmetojë fare atë moment duke kaluar direkt te penalltia. /Sport Ekspres/

?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online