Ballkani i Ilir Dajës ka luajtur në ditën e sotme kundër Klaksvikar, në turin e tretë të Conference League. Ekipi i Ilir Dajës ishte favorit kundër rivalëve të Ishujve Faroe.
Ndeshja nisi më së miri për kampionët e Kosovës që realizuan tre herë me Gripshi, Koreanica dhe Rrahmanin. Me rezultatin 3-0, Ballkani dukej me një këmbë në fazën Play Off të Conference League.
Por kështu nuk mendoi Pall Kletskard. Ky i fundit realizoi dy gola, për ta mbyllur ndeshjen në 3-2. Historia e takimit mbetet e hapur për kthimin që zhvillohet në Ishujt Faroe. /Sport Ekspres/