Pakulti flet për merkaton e verës: Jam pak i zhgënjyer nga afrimet!

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ishte i ftuar në emisionin “Magjia 21”, në RTSH. Numri një i stolit të verilindorëve nuk u pyet vetëm për botërorin, por dhe për ndeshjen e së mërkurës kundër Valetës, takim ky i vlefshëm për turin e parë të Champions Leagues. Austriaku e di mjaft mirë se nuk duhen nënvlerësuar maltezët.

“Po përgatitemi për ndeshjet kundër Valetës. Nuk ka takime të lehta dhe kundërshtarë të tillë, botërori është shembulli i qartë. Megjithatë, mendoj se do t’ia dalim me sukses, pasi jemi përgatitur mirë dhe në fazën përgatitore në Slloveni ku ishim së bashku me ekipin”, – u shpreh ai.

Pakulti foli dhe për merkaton e verës. “Kemi bërë shumë afrime, keni të drejtë. Do të shohim lojtarë të rinj në moshë.Te ne është pak problem që disa lojtarë nuk morën pjesë që në fillim të fazës përgatitore dhe erdhën pak me vonesë. Disa lojtarë të tjerë kishin një pushim pak më të gjatë dhe jam pak i zhgënjyer nga kjo pjesë. Do të mundohemi të luajmë mirë dhe të kalojmë Valetën”, – u shpreh Pakult.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *