Pakult: Skënderbeu më mirë të ishte i plotë

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, beson se ekipi i tij është në formë të mirë pas fitoreve me Partizanin dhe Laçin, ndaj pret 3-pikëshin e radhës

Kukësi i trajnerit Pakult, siç e ka pohuar edhe vetë austriaku, gëzon një formë të mirë. Pas fitoreve me Partizanin në transfertë dhe Laçin në shtëpi, Kukësi e sheh veten 1 pikë pas Flamurtarit të vendit të dytë dhe kërkon ta parakalojë sa më shpejt, pse jo që këtë javë. Pakult pret që ekipi i tij të ecë në vazhdën e fitoreve dhe thekson se nuk u beson shumë mungesave të Skënderbeut. Gjatë konferencës së djeshme të shtypit, trajneri i Kukësit u shpreh: “Këto tri ndeshje kanë qenë shumë pozitive për ne. Shpresoj që këtë ecuri ta ruajmë edhe me Skënderbeun, që është para nesh në tabelën e renditjes dhe ka një ekip të mirë. Nëse luajmë si me Laçin, kemi shanse të mira për fitore. Të them të drejtën, nuk shoh diferenca mes ekipeve, por dua që ndeshjet ti marrim një nga një dhe të rritemi në nivelin e lojës. Ndeshjet e fundit i kemi interpretuar mirë dhe kemi fituar pikët, që janë të rëndësishme. Shpresoj të vazhdojmë kështu.

MOTIVIMI – “Për motivimin nuk duhet të flitet, pasi duhet të ndjekim ecurinë pozitive. Me Laçin kishim mungesa, por arritëm ta fitonim ndeshjen. Nuk i besoj teorisë së mungesave, pasi kështu ishte edhe me Partizanin, ku e menduam të fituar ndeshjen para kohe. E kam thënë para ndeshjes me Partizanin dhe e them sërish se për mua është me mirë që kundërshtari të jetë në formën më të mirë, pasi sjell motivim më të madh. Duhet të mposhtim në shtëpi ekipin me renditjen më të mirë. Të shfrytëzojmë atmosferën.

GJENDJA – “Albi Alla nuk luan as nesër (sot), ndërsa për Shametin do të vendoset para ndeshjes, duke parë gjendjen e tij. Kemi biseduar edhe për Bakajn, i cili do të jetë në fushë. E kemi mbyllur këtë çështje.

SQARIMI – “Dua të them diçka tjetër, pasi kam mësuar se po flitet sikur kam probleme me Naimin. Ska asnjë problem mes nesh. Dua ta sqaroj këtë gjë, sepse nuk më kanë pëlqyer këto fjalë. Kemi një bashkëpunim të mirë mes nesh, – tha trajneri Pakult.

Formacioni i mundshëm i Kukësit
Koliçi – Idrizi, Hoxha, Musolli (Shameti) –  Rrumbullaku – Dzaria, Shkodra – Ethemi, Bakaj Kale – Guri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online