Pakult nuk e mendon si Duro: Luajtëm më mirë, meritonim fitoren. Penalltia jonë ishte

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka një mendim krejt ndryshe nga trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, i cili u ankua për arbitrimin, për kartonët dhe penalltinë e Kukësit.

“Mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë, sulmuam deri në fund dhe meritonim fitoren. E nisëm mirë ndeshjen, dominuam në lojë, por në fazën finale, në sulm, nuk ishim shumë të përqendruar. Pësuam një gol të papritur, që na shpërqendroi, ndaj e patëm të vështirë të rigrupoheshim, por në pjesën e dytë e rritëm sërish ritmin dhe në fund gjetëm golin, ndaj një skuadre kompakte si Flamurtari.

Fusha e keqe? Nuk kam ç’të them, Kukësi ka vite që luan aty. Problemi ekziston, por vlen edhe për kundërshtarët.

“Duro thotë që arbitri gaboi dhe i dhuroi pikën Kukësit? Është mendimi i tij, e respektoj, por mendoj se Koliçi nuk preku ndonjë top, edhe goli erdhi nga një goditje këndi. Është mendimi personal i Duros, unë mendoj se meritonim të fitonim, por duhet të jemi të kënaqur edhe me faktin që evituam humbjen në fund.

“Penalltia që pretendon Flamurtari? Nuk shoh ndonjë pengim nga mbrojtësi ynë.

“Penalltia e Kukësit? Nuk ka nevojë ta diskutojmë, ka prekje me dorë, është e dukshme. Nëse Flamurtari ankohet, duhet të kujtohet edhe penalltia që mori ndaj Partizanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *