Gjoka: Renditja një makth, prej javës së ardhshme nuk kemi më justifikime

Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka e ka pranuar në intervistën e pas ndeshjes në Supersport se humbja ndaj Skënderbeut ishte e merituar, por nuk e fsheh keqardhjen për mundësinë e humbur pas golit të avantazhit, ashtu si dhe e pranon se skuadra është dobët sidomos në aspektin psikologjik,  pasi renditja është kthyer në makth.

“Më vjen keq, sepse duhej të kishim bërë më mirë, ndoshta duhej të shënonim sërish pas golit të parë, por kundër një rivali kundër Skënderbeu nuk mund të gabosh dhe duhet perfeksion për ta mundur.

“Është moment i keq, dy ndeshje të bukura në shtëpi nuk sollën pikë, ndaj çdokush ka të drejtë të kritikojë. Prej javës së ardhshme duhen pikë, përndryshe është gjithçka e kotë.

Jemi keq në renditje, por kemi ende shumë ndeshje dhe nuk duhet të dorëzohemi, përndryshe merr gjithçka fund. Kemi pësuar shumë gola, e drejtë, por nuk është vetëm mbrojtja problem, sepse kur pësojmë gol, ka faj gjithë skuadra. Mendoj se ky grup ka cilësi, mund të shkojë përpara, thjesht duhet të luftojë stresin dhe ankthin.

“Mungesa e presidentit? Për hir të së vërtetës, edhe presidentja aktuale po na qëndron shumë afër. Mendoj se është thjesht çështje besimi dhe mentaliteti, duhet të dalim nga makthi i renditjes dhe i kemi mundësitë të dalim nga kjo situatë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online