Duro: Arbitrim skandaloz, na sakatuan!

Flamurtari barazoi në Kukës sot, duke pësuar gol në minutën e 82-të me një penallti shumë të dyshimtë. Nuk është vetëm kjo arsyeja pse Shpëtim Duro është shumë nervoz dhe nuk e fsheh, sepse arbitri Hamitaj e masakroi Flamurtarin edhe në aspektin e kartonëve, me disa lojtarë që do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme.

“Kukësi ishte rival direkt i Flamurtarit, ndaj është një pikë me vlerë. Megjithatë, jam  shumë i zhgënjyer, Kukësi nuk e meritoi barazimin dhe na ka sakatuar ky arbitër kamikaz, që na ka luftuar gjatë gjithë ndeshjes. Për këtë arsye, jam shumë i kënaqur nga skuadra, sepse na është dhënë një penallti kundër, që nuk ekziston fare, nuk ka rast goli. Arbitri na ka sakatuar në çdo drejtim, jo thjesht me penalltinë, sepse na ka dhënë kartonë pa fund, Siljanovski që në minutën e parë, Sidibe karton i kuq, na sakatoi për ndeshjen në Korçë. Ky arbitër ka precedent duke na ndëshkuar rëndë, nuk na dha as penallti në pjesën e parë. E drejtoi edhe në ndeshjen e fundit Kukësin, kjo nuk është normale, duket hapur që ka diçka që nuk shkon. Nëse është gjithçka rastësi, kërkoj falje.

“Skënderbeu shkëputet? Nuk pretendoj të luftojmë për titull me Skënderbeun, ata janë më përpara në shumë drejtime, në strukturë e skuadër të ndërtuar, ndërsa ne e kemi ndërtuar këtë sezon. Ne kemi synim Europën, por është e qartë që gjithë këto gabime të arbitrave kundër nesh nuk e kanë zbukuruar kampionatin. Më vjen shumë keq, sepse nga gjithë golat që kemi pësuar këtë sezon, shumica kanë qenë për faj të gjyqtarëve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online