Pakult: Me golin e shënuar jemi më të qetë, Tirana ka shumë cilësi

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, pas ndeshjes tregoi atë çfarë nuk shkoi te skuadra e tij. Për “Gol pas Goli” austriaku komentoi edhe kundërshtarin duke pasur vlerësim maksimal për bardheblutë.

“Mendoj se e kemi vlerësuar shumë skuadrën e Tiranës, por edhe takimin që kishin të dielën. Tirana luan shumë bukur futboll, është një skuadër shumë e organizuar. Kishim probleme në fillim të ndeshjes, pasi nuk e nisëm siç e kishim menduar. Kishim probleme në mënyrën se si u futëm në ndeshje. Të gjithë e dimë se Tirana ka fituar Kupën sezonin e shkuar dhe besoj se dhe në Superiore do të ishte shumë mirë. Ka shumë kualitet. Me golin që shënuam besoj se çdo gjë është në rregull”.

“Kemi kohë deri në ndeshjen e dytë. Na ndihmon goli që shënuam. Për të kaluar Tiranën na pret një punë shumë e madhe. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në Kukës”.

“Nuk e filluam mirë ndeshjen, kishim gabime individuale, por dhe teknik, elementare. Ndikoi shumë kjo gjë në pjesën e parë. Nuk na funksionoi ndërtimi i lojës si në takimet e shkuara. Kjo është arsyeja që kundërshtari na vuri shumë në presion gjatë pjesës së parë. Kishim shumë vështirësi në vendosjen e ekipit. Me kalimin e minutave e morëm veten dhe filluam që të funksionojmë më mirë. Është shumë e rëndësishme se ekipi nuk u dorëzua në asnjë moment. E kërkuam golin që do na jepte një avantazh dhe në fund e gjetëm”.

“Nuk do të ishte e drejtë nëse do të thosha një emër tani, por unë jam i kënaqur me skuadrën që kam. Te ekipi i Tiranës ka lojtarë me kualitet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *