Skënderbeu godet sërish, merr qendërmbrojtësin e Gambias

Goditje në fundin e merkatos dimërore për Skënderbeun, që ka afruar edhe një qendërmbrojtës të ri, me të dhëna të shkëlqyera.

Sport Ekspres zbulon se bëhet fjalë për një futbollist që në fakt nuk është i panjohur për ne: Kaba Sambou.

21 vjeç, lojtar i kombëtares së Gambias, Sambou erdhi para një viti të provohej te Partizani, por qëndroi shumë pak në Shqipëri dhe u largua, duke firmosur për Trepçën ’89, në Mitrovicë.

Aty natyrisht që u vëzhgua me kujdes edhe nga Skënderbeu, klub që ka marrëdhënie mjaft të mira me Trepçën dhe duket se drejtuesit e klubit korçar janë bindur për vlerat e tij.

Ditët e fundit Sambou ishte pranë firmës në Greqi, por ndërhyrja e Skënderbeut ka ndryshuar gjithçka dhe qendërmbrojtësi vjen në Korçë, ku me shumë gjasa do të bëhet pasuesi i Jashanicës, për të cilin ka ende kohë që të transferohet jashtë brenda 10 ditëve të ardhshme.

Ndërkaq, merkatoja e Skënderbeut nuk është mbyllur ende, sepse mund të ketë ndonjë surprizë në mbrëmjen e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online