Pakult harron shtesën: Nuk u rrezikuam shumë pas!

Trajneri i Kukësit Peter Pakult pas ndeshjes ka folur për suksesin e arritur, duke përgëzuar skuadrën e tij. Nuk ka munguar dhe një koment për repartin e sulmit nga ana e teknikut austriak.

NDESHJA – “E filluam mirë ndeshjen dhe në momente të caktuara kemi luajtur futboll shumë të mirë. Në sulm kërkuam që të bënim kombinime, ndërsa për lojën pas nuk patëm shumë raste që na rrezikuan. Sa i përket rezultatit fituam vetëm 1-0, por them se skuadra e meritoi fitoren me atë që dha në fushën e lojës”.

SULMI – “Është shumë me rëndësi që po arrijmë të shënojmë. Në sulm ndoshta kemi dhe pak probleme për të realizuar, por sa i përket kësaj do të stërvitemi akoma dhe më shumë që të përmirësohemi. Balde mendoj se u paraqit mirë, për ato 15 minuta që ishte në fushë. Besoj se do të përmirësohet akoma dhe më shumë”.

MUNGESAT – “Në këtë moment nuk mund të flas për mungesat, do i shohim në ditët e ardhshme gjendjen e tyre”.

NDESHJA ME SKËNDERBEUN – “Do t’i gëzohemi kësaj fitore, pasi ishte shumë e rëndësishme për ne. Nga sot do të nisim përgatitjet për takimin me Skënderbeun”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online