Lika: Edhe barazimi është rezultat negativ për ne

Trajneri i Luftëtarit, pavarësisht mungesave, thekson se ndaj Vllaznisë duhet synuar me çdo kusht fitorja, që ka rëndësi të madhe

Gëzim Beqiri

Në daljen e djeshme për mediet, ku foli për takimin e sotëm me Vllazninë, trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, theksoi se është shansi për fitore dhe për t’u afruar më shumë me Europën: “Si në çdo ndeshje, sidomos në situatën e tanishme, duke ditur objektivat që kanë dy ekipet, do të luftojmë për marrjen e tri pikëve. Për skuadrën tonë, një fitore e mundshme do të thotë më shumë shpresë për t’u përfaqësuar ne Europë. Fitoren do të kërkojë edhe Vllaznia, ndaj dhe kjo ndeshje do të jetë  përcaktuese. Shtyrja me një ditë e ndeshjes nuk krijon asnjë problem. Thjesht ishte një ditë stërvitje më shumë për ekipin tonë, për të korrigjuar ato mangësi që kemi shfaqur më parë, sidomos ndaj Laçit. Problemi ka të bëjë më shumë me përqendrimin e futbollistëve në zbatimin e detyrave taktike. Të ndërgjegjshëm se Vllaznia është skuadra për t’u respektuar, me histori dhe traditë, do të jemi të vëmendshëm për të marrë maksimumin, aq më tepër që luajmë përpara sportdashësve tanë. Në dy takimet luajtura midis nesh në dy fazat e para, Vllaznia është e favorizuar, pasi ka një fitore në Shkodër dhe një barazim në Gjirokastër. Na duhet të kthehemi te fitorja dhe të mbajmë ritmin e këtyre tetë javëve pa humbje. Por me Vllazninë edhe barazimin do të konsideroja rezultat negativ”, – ka theksuar trajneri Lika në fillim.

MUNGESAT – Luftëtari në këtë ndeshje ka disa mungesa si Jakovljeviç, Rroca dhe Aleksi, por trajneri Lika nuk kërkon justifikime: “Pavarësisht mungesave të Jakovljeviçit, Aleksit dhe Rrocës, në fushë do të hyjmë vetëm për fitore. Të gjithë futbollistët në ekip kanë rëndësinë e tyre dhe ata që do të aktivizohen kam bindjen se do të japin gjithçka. Nëse futemi në ndeshje më shpirt gare, rezultati do të vijë. Jemi ende të rrezikuar, por jemi optimistë për ngjitjen më lart në klasifikim“.

Formacioni i mundshëm i Luftëtarit, 4-2-3-1  

Ruçi – Liçaj, Rapa, Beqiri, Xhekson – Ramadani, Rapo – Abazaj, Minga (Lamçe), Bregu – Shkurtaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online