Pakujdesia i jep goditjen e madhe Vedat Muriqit, nuk luan në ndeshjen e jetës me Kosovën dhe alarm te Lacio

0

Nga Klaudio Ndreca

Në momentin më të artë, fati kishte rezervuar edhe një surprizë të hidhur. Vedat Muriqi mbërriti te Lacio dhe mediat më prestigjoze të Europës kanë shkruar për sulmuesin shqiptar. Duke tërhequr vëmendjen për faktin se po i bashkohej një prej ekipeve më të mira në Itali, Muriqi do të fitonte shumë kredite edhe në aspektin personal. Derisa vjen lajmi i trishtë për tifozët shqiptarë. Muriqi është i infektuar me Koronavirus dhe është izoluar në Turqi, ndërsa ndien edhe disa shqetësime fizike. Lacio ka njoftuar se futbollisti do të jetë i gatshëm që të rikthehet në fushë në mesin e muajit tetor.

Koha e humbur te kryeqytetasit nuk është asgjë përpara mungesës së rëndësishme te Kosova. E përkëthyer ndryshe, Muriqi do të mungojnë në ndeshjen e jetës ku dardanët do të përballet ndaj Maqedonisë së Veriut në datën 8 tetor. Dasma e motrës dhe pakujdesia e tij në organizimin e bërë pak ditë më parë, duke mos mbajtur asnjë maskë, i ka kushtuar shumë Muriqit. Tani Kosova do të llogarisë në majën e sulmit vetëm Atdhe Nuhiun dhe nuk ka një tjetër alternativë, por sulmuesi në fjalë është shumë larg Muriqit dhe këtë e ka demonstruar në çdo ndeshje. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.